Suzuki Ignis i ri

Micro SUV-i unik

Suzuki nuk është vetëm duke e lansuar një model të ri në treg me Ignis-in e ri, por gjithashtu duke e zbuluar një segment të ri në vetura – Micro SUV-in. Suzuki Ignis kombinon më të mirën e veturës së vogël me më të mirën e botës së SUV-it. Rezultati është një veturë me dimensione ultra-kompakte – me një dizajn qëllues dhe opcionale ALL-GRIP AUTO all-wheel drive, gjithçka që një SUV i vërtetë e ka.

Shumë knaqësi dhe siguri per xhungllën e qytetit

Suzuki i ri Ignis ka vozitjen e duhur për menyrën e jetës (Way of Life). Ju merrni Micro SUV-in me motor 1.2 DUALJET. Me një fuqi maksimale prej 66 kW (90KF), ku sjellë shumë forcë në rruge, e cila është e kombinuar me peshë të lehtë të SUV-it Ultra-Kompakt dhe garanton knaqësi vozitëse në çdo metër. Dhe për sigurinë tuaj është Dual-Camera Active Brake Assist 1.2 – një sistem I frenimit I bazuar me kamera I cili mund të detektojë veturat para dhe gjithashtu njerezit në rrugë.

Dizajn në pulsin e kohës

Një dizajn i panvarur, linja qartë të definuara, një ftyrë e dukshme – do ta njohësh menjëherë: kjo veture është unike. Si nje micro-SUV, ai është gjithashtu I pari I llojit të vet. Dhe është pikërisht ashtu si duhet të jetë! Suzuki Ignis i ri është veture i cili nuk e len asnjëri ne të ftoft. Ai gjithmonë tregon prezencë madhështore me qoshet dhe majet e tij, duke nënvizuar karakterin e tij.