X-Oover sportiv për të gjitha stinët

S-Cross SX4  është modeli që ka vend strategjik në ofertën me renome të prodhuesve japonez

Me zhvillimin e këtij automjeti Suzuki edhe njëherë ka dëshmuar aftësinë e dëshmuar në prodhimin e modeleve crossover me tërheqje në 4 rrota. S-Cross karakterin e tij e shpreh me stilin dhe dizajnin bashkëkohor, përformanca gjatë vozitjes, si dhe në aspektin ekologjik: shpenzime të ulëta të derivateve dhe emetime të ulëta të gazrave. Stili i mrekullueshëm i jep pamje markante sportive. Dizajn i veçantë ofron mjaftueshëm hapësirë për të gjithë familjen, si dhe hapësirë për shumë bagazh. Gjenerata më e re e teknologjisë së Suzuki-t me tërheqje në 4 rrote, All Grip dhe sistemeve aktive dhe pasive të sigurisë shfrytëzuesve iu jep sigurinë e dëshiruar. Suzuki ka krijuar S-Cross SX4 duke kombinuar diturinë në prodhimin e veturave kompakte me teknologjitë vetanake të SUV modeleve. Qëllimi është arrit  S-cross i ri dallohet me stilin dhe paraqitjen e tij, ofron më së shumti hapësirë të brendshme në krahasim me konkurrentët tjerë, plotëson standardet më strikte në sigurimin e emetimit të gazrave në segmentin e tij, vozitja në rrugë dhe jashtë sajë me sistemin me të ri All Grip 4WD tërheqje.

S-Cross është një kombinim i veçantë i stilit, sigurisë, përdorshmërisë, dhe përformancave  ekonomike. Kjo është veturë me të cilën Suzuki tash ofron shfrytëzim të gjithëanshëm për çdo familje, gjegjësisht paraqet mundësi për më shumë pasagjer dhe spektër të gjerë të situatave të ndryshme gjatë shfrytëzimit. S-Cross i ri është më shumë se një Cros Over- është një përzierje përfekte në mes sigurisë të veturave familjare, me përformancë të shkëlqyer gjatë vozitjes dhe kënaqësisë që ofron.