Kompania Auto Kaçandolli Sh.p.k. daton që nga viti 1965 si një servis të vogël i cili kryesisht merrej me riparimin e automjeteve dhe rimorkiove të vogla.
Me kalimin e kohës, kërkesat për riparime shkuan duke u rritur dhe si rrjedhojë, Auto Kaçandolli vazhdoi me zgjerimin e shërbimeve që ofronte.
Që nga viti 2000, Auto Kaçandolli sh.p.k është e vendosur në zonën industriale, në kilometrin e tretë të magjistrales Prishtinë – Fushë Kosovë. Përveç servisimit, tani ofron dhe shitjen e motorrëve dhe automjeteve. Është diler i autorizuar i Mercedes-Benz, Suzuki, Yamaha Motors, BRP dhe Segway.