Rreth Nesh

PROFILI I KOMPANISË

Kompania AUTO KAÇANDOLLI Shpk, daton që nga viti 1965 si një servis i vogël që në atë kohë merrej kryesisht me riparime të vogla mbi automjetet dhe rimorkiot e vogla, por me kalimin e kohës kërkesat për riparime jane rritur dhe si rrjedhojë e kesaj janë rritur hapsirat dhe shërbimet në masë të madhe dhe përgjigjia jonë ndaj këtyre kërkesave për rritjen e hapësirës ka qenë gjithmonë veprim i drejtë.
AUTO KAÇANDOLLI LLC është e vendosur në zonën industriale në kilometrin e tretë të magjistrales Prishtinë – Fushë Kosovë, ka të bëjë me servisimin dhe shitjen e automjeteve dhe motorrëve, me nr biznesi 70437268 që nga viti 2000.

Me kalimin në vendin që jemi nga viti 2008 kemi sjellë pajisje moderne për riparimin e automjeteve në mekanikë si dhe në ngjyrosje, pajisjet tona dhe stafi profesional na mundësojnë për të punuar me organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe kombetare, të cilat kanë filluar aktivitetin e tyre para luftës tilla si: UNICEF, WFP, MERS CORPS, OSBE, KFOR-it, UNMIK-ut, Zyra e BE etj.

Me formimin e institucioneve tona ata u bënë kontraktorë tonë si: Ministria e Shërbimeve Publike, Agjencia Kosovare e Pronës, Zyra e Kryeministrit, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Agjencia Kadastrale e Kosovës, Zyra e Rregullatorit të Energjisë, etj

LOKACIONI

Auto Kaçandolli Sh.PK gjendet në km e 3 në Zonën Industriale, në rrugën kryesore Prishtinë-Aeroport,
pranë autostradës së re Prishtinë-Tiranë R7.

Objekti përmban, hapesiren e servisimit dhe ngjyrosjes, zyrat administrative, sallonin e ekspozitures me mjetet me moderne dhe ploteson të gjitha standardet e kërkuara evropiane “.

Partnerët tanë